Bes Kallaku merr urimin e veçantë nga Xhensila Myrtezaj për ditëlindje

Ditën e sotme, Bes Kallaku, feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë, ai mori një urim tejet të bukur nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja postoi dy foto ku shfaqen krahë Ajkës dhe krahas tyre bëri dedikimin.

“Gezuar Ditën e Lindjes Burri që është, dhe do jetë në krahun tim përgjithmonë! Ne kemi dhe do kemi “Uljet & Ngritjet “tona por do përballojmë çdo test kohe si gjithmonë. Në fund të çdo dite ajo çfarë dua është “perqafimi yt”. Dua të shoh ty kur mbyll sytë për të fjetur, dhe dua që duart tona të rrinë të shtrenguara ndërkohë që në flëmë. Nuk të premtoj që do ketë “DIELL” gjithmonë, por të premtoj Dashurinë, besnikërinë dhe përkushtimin tim… Të premtoj që do jem këtu për të të dëgjuar, për të ngritur dolli së bashku dhe për të qenë “familja jone ” deri në frymën e fundit! GEZUAR BURR! GEZUAR SHOK! GEZUAR BABI ME I MIR NE BOTE,GEZUAR BES KALLAKU! TE DUA @bes_kallaku.”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/