Bernardo Silva pas 19 fitoreve: Ne jemi në garë për të marrë të gjithë titujt

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola aktualisht është në vendin e parë në Premierligë dhe madje ka 10 pikë më shumë sesa përcjellësi më i afërt, Manchester United.

Ata së fundmi kanë fituar ndeshjen e parë të fazës së 16 të finales në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe janë edhe në finalen e Carabao Cup, përcjell lajmi.net.

“Sigurisht që ne do të mundohemi të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë sulmuesi Silva.

“Pastaj, ne kemi edhe Premierligën, FA Cup dhe Carabao Cup. Do të jetë një sezon i vështrë, por ne do të mundohemi t’i fitojmë të gjitha trofetë”, tha ai.

Ai për fund tha se kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe duhet të jemi në formë 100% fillimisht kundër West Ham të shtunën.