Bernardo Silva nuk shqetësohet nga interesimi i Barcelonës

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva këmbëngul se nuk është i shqetësuar nga interesimi i Barcelonës.

Bernardo është një objektiv personal për trajnerin e Barçës, Xavi, por edhe për drejtuesit e klubit nga Camp Nou.

Në një intervistë për Arab News, mesfushori portugez me tipare sulmuese ka rrëfyer idenë e tij mbi këtë interesim.

“Sinqerisht, çfarëdo që të thuhet nuk më prek mua. Unë po përpiqem të bëj më të mirën time dhe pastaj çfarëdo që të ndodhë, të ndodhë”, ka thënë fillimisht Silva.

“Kanë mbetur tre muaj garë dhe shumë gjëra të rëndësishme për të luftuar, si Liga e Kampionëve, të cilën ne gjithmonë kemi dashur ta fitojmë”.

“Edhe nëse e fitojmë Ligën Premier, janë pesë nga gjashtë sezonet që është një arritje e madhe dhe FA Cup të cilën e kemi fituar vetëm një herë që kur kam qenë këtu”, përfundoi portugezi.