Berlin, aksion policor kundër kontrabandimit me migrantë

Policia gjermane sot në mëngjes filloi aksion në Berlin kundër grupit ndërkombëtar kriminal, i cili mërej me kontrabandimin me njerëz.

Policia ka kontrolluar gjithsej 11 objekte dhe ka lëshuar urdhër-arrest për një shtetas shqiptarë, kumtoi zëdhënësi i policisë.

Në banesën e të dyshuarit janë zbuluar katër persona, për të cilët ekziston dyshimi se janë viktima të kontrabandimit me njerëz, gjithashtu janë zbuluar edhe shumë dokumente, mes të cilëve edhe pasaporta.

“Jemi në kërkim të dëshmive, me qëllim që të arrestohet grupi i të dyshuarve”, shtohet në kumtesën e policisë.

Sipas gazetës “Bild”, grupi kriminal përbëhet prej anëtarëve nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Gjermania. Ata kryesisht udhëtonin me autobusë dhe aeroplanë si turistë për në Gjermani, ku banda u ka dhënë atyre leje pune të rreme greke ose italiane.

Çmimi është formuar varësisht nga cilësia e dokumenteve të falsifikuara, dhe dihet që ata duhej të paguanin midis 5,000 dhe 9,000 euro për person.