Berisha uron Macronin: Fitore e madhe për Francën dhe Evropën

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka uruar presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha tha se fitorja e Macronit në krye të Francës është një fitore për shtetin francez dhe Evropën.

“Rizgjedhja e presidentit Macron, një fitore për Francën dhe Evropën. Të dashur miq, në zgjedhjet presidenciale të Francës, presidenti Emmanuel Macron u rizgjodh, mori mandat të dytë. Kjo ishte një fitore e madhe për Francën dhe mbarë Evropën. Rivalja e tij Marine LePen ishte një ekstremiste pro Putin, por edhe raciste dhe albanofobe”, ka shkruar Berisha, njofton Klankosova.tv.