Berat Buzhala: Dy “vagabonda të Vetëvendosjes” deshtën të më sulmojnë fizikisht

Gazetari dhe analisti i njohur nga Kosova, Berat Buzhala ka bërë të ditur para pak çastesh se dy persona, të cilët ai i quan “vagabonda të Vetëvendosjes”, kanë dashur ta sulmojnë fizikisht teksa ka pritur në radhë në një barnatore të Prishtinës, përcjell in7.
Ja se çka shkruan Buzhala në Facebook:

“Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal ne Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu 🙂.
Madje kjo ngjarje kish me shku shume ma keq, nese paraprakisht nuk do te me kishte paralajmeru nje vajze qe i kish degju tuj fole, gjate kohes kur une isha brenda.
Kaq sa i perket tolerances, lirise se shprehjes dhe mendimit ndryshe.
E paramendojeni, une i kam perkrahe per me ardhe ne pushtet. Suksese me kete qasje.”