Beogradi e “arrestoi” Radojçiçin sa për të parë se kush po gëzohet

Shkruan: Arbër Zaimi

Beogradi dje e “arrestoi” Radojçiqin vetëm sa për të parë se kush po gëzohet për “reflektimin” e tij.

Sot e liroi prapë, që të tallet me ata që besojnë se Beogradi dëshiron paqe.
Radojçiqin Beogradi e rriti dhe e pasuroi për ta bërë Raznatoviq, dhe tash po e strehon si Karaxhiq.

Që të kuptohemi – Beogradit nuk i bëhet vonë për Radojçiqin si individ, atë edhe mund ta heqin qafe po e panë se i bëhet pengesë apo barrë planeve të tyre. Ai vend, siç tregoi së fundmi shërbëtori kriminel Velko Belivuk, funksionon jo si shtet ligjor, por si hierarki mafioze me në krye Vuçiqin.

Por Beogradi për momentin e mbron Radojçiqin dhe i lavdëron veprat e tij terroriste ndaj Kosovës, sepse ata si ai përfaqësojnë synimet reale të Beogradit ndaj Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi etj.

Beogradi nuk po përjeton mjaftueshëm presion apo kosto për të mos e bërë këtë gjë prandaj e bën.

I takon shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë e diasporë, qeveri e opozitë, të unifikojnë spektrin e brendshëm dhe të angazhojnë gjithë mundësitë e tyre diplomatike për ta rritur presionin mbi Beogradin, përndryshe Vuçiqi dukshëm po shkon drejt rrugës së Milosheviqit por me besimin se Putini nuk është Jelcin.