Bogdanoviq pas lirimit të Radoiçiqit, kërkon nga Kosova të garantojë sigurinë e serbëve në veri

Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe zyrtarëve tjerë të Kosovës që të garantojnë paqen dhe sigurinë për serbët në veri.

“Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radoiçiq është i lirë! Më ndihmo!” – ka shkruar Bogdanoviq në gjuhën shqipe në platformën “X”./Koha.net