Benzema shkëlqen në derbin e Madridit, Reali ruan kreun

Real Madridi e ka fituar derbin e Madridit duke e mundur me rezultat 1-0 në Santiago Bernebeu

Real Madridi e ka vazhduar formën e mirë në pjesën e dytë të sezonit në La Liga duke e mundur njërin prej kundërshtarëve për titull në këtë garë, Atletico Madridin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 edhe pse Real Madridi kishte më shumë shanse të krijuara dhe e kërkonte golin e fitores.

Në pjesën e dytë përsëri doli në skenë sulmuesi francez Karim Benzema.

Ai shënoi në minutën e 56-të pas një asistimi të Mendy duke shënuar golin që doli të jetë i tri pikëve të ardhshme të Realit.

Atletico Madrid tentoi që të barazoi rezultatin por Reali arriti që ta mbronte atë dhe kështu të shijonte tri pikë shumë të rëndësishme në rrugën e tyre për titull.

Me këtë fitore, Reali arrin në 49 pikë, gjashtë më shumë se Barcelona e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse, humbja i ka kushtuar Atletico Madridit me humbje të vendit të katër, pasi që fitorja e Getafes sonte e ka ngritur këtë skuadër në vendin e katër.

Nesër Barcelona e pret Levanten në Camp Nou në tentim që ta lë në -3 përsëri dallimin me pikë kundër Realit. /GazetaExpress/