Benzema s’është me Francën, por merr medalje nëse ‘gjelat’ fitojnë Kupën e Botës

Karim Benzema mund megjithatë të regjistrohet si fitues i Kupës së Botës.
Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema nuk është duke u paraqitur me kombëtaren e Francës dhe s’është i grumbulluar me grupin.

Benzema pësoi një lëndim para grumbullimit, dhe nuk udhëtoi dot për në Katar.

Por, sipas ‘RMC Sport’, meqë Franca nuk ftoi asnjë zëvendësues për të, Benzema do të mund të marrë medaljen e fituesit, nëse francezët fitojnë Kupën e Botës, përcjell lajmi.net.

Karim Benzema do të shkonte si një lojtar startues te Franca, pasi fitoi Topin e Artë.

Kupa e Botës është një trofe që i mungon në regjistra, prandaj një medalje eventuale do t’i plotësonte arritjet e tij në karrierën prej futbollisti.