Benzema rrezikon pesë vite burg dhe gjobë 60 mijë euro

Francezi që më herët ishte akuzuar për skandalin me Mathieu Valbuenan, ndërsa janë bërë publike edhe mesazhet, përcjellë lajmi.net.

Siç raportojnë mediat Mundo Deportivo dhe L’Equipo, në rast që akuzat dalin të vërteta, Benzema mund të kalojë pesë vitet e ardhshme në burg.

Kjo nuk është e gjitha, ngase Benzema do dënohet edhe me një gjobë prej 60 mijë euro.

Ndërkohë, shkaku i skandalit të Benzemas, trajneri Didier Deschamps nuk e ftuar më te Kombëtarja e Francës, pavarësisht formës së mirë.

Pritet që gjykimi të mbahet mes 20 – 22 tetor.