Benzema refuzon ftesën për ceremoninë lamtumirëse me Francën

Karim Benzema nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të planifikuar për futbollistët që së fundi u pensionuan nga Kombëtarja e Francës.

Didier Deschamps zbuloi se Hugo Lloris, Steve Mandanda, Raphael Varane, Blaise Matuidi dhe Benzema ishin të ftuar të gjithë në ndeshjen e “Gjelave” kundër Holandës të premten, për të nderuar karrierën e tyre ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.

Shënohen edhe dy gola në fundin e pjesës së parë, Udinese sërish në epërsi…
Franca pret “Tulipanët” “Stade de France” për të nisur ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Por, sipas “Telefoot”, Benzema nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Arsyeja nuk dihet, por duhet kujtuar se sulmuesi i Real Madridit kishte përplasje me përzgjedhësin Deschamps kohët e fundit. /Gazeta Express/