Benzema nuk pranon të luajë në finale kundër Argjentinës

Karim Benzema nuk ka në plan të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës në Katar të dielën e ardhshme, e cila do të vë përballë ekipin e tij kundër Argjentinës.

Francezi është ende i regjistruar në listën e Kombëtares së Francës pasi trajneri Didier Deschamps nuk e zëvendësoi atë, ndërsa Real Madridi i ka dhënë leje të udhëtojë në Doha nëse dëshiron, sepse ai mund ta marrë medaljen si të tjerët , por siç ka mësuar “Relevo”, sulmuesi nuk do ta bëjë këtë.

Fituesi i Topit të Artë u lëndua pak para fillimit të Botërorit dhe u kthye në Madrid. Megjithëse ai mund të ishte kthyer në gjysmëfinale, Deschamps shpejtoi ta mbylli atë derë: “Unë kujdesem për 24 lojtarë këtu. Nuk kujdesem për ata që nuk janë si Kimpembe apo Pogba. po ashtu. Nuk do të flas për këto gjëra çdo ditë”, tha Deschamps.

Dje, pasi eliminuan Marokun, gazetarët ngritën sërish temën: “Pfff… Preferoj të mos ju përgjigjem. Hajde, pyetja tjetër,”, ishte reagimi i trajnerit të Francës.