Benzema mungon për ndeshjen ndaj Getafes

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk do të jetë me ekipin ndeshjen e ardhshme.

‘Mbretërit’ do të jenë mysafir të Getafes, në ndeshjen e xhiros së radhës në La Liga, përcjell lajmi.net.

Në atë takim gjiganti spanjoll do jetë pa sulmuesin e skuadrës, Karim Benzema.

Francezit sipas informatave në Spanjë i është dhënë pushim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim.

34 vjeçari pritet të rikthehet me skuadër për ndeshjen në Ligën e Kampionëve, ndaj Shakhtar Donetsk të martën.

Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme, që zhvillohet me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/