Benzema mund të largohet nga Reali, vjen mega oferta nga Arabia Saudite

Në fund të sezonit, Karim Benzema mund të largohet nga Real Madrid.

Kështu raportojnë mediet spanjoll edhe pse klubi madrilen nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta mbajtur atë, por rinovimi i kontratës me sulmuesin nuk është në rrugën e duhur.

Përveç kësaj, sulmuesi 35-vjeçar është i vetëdijshëm për kërkesat e klubit dhe jo vetëm kaq, pasi ai gjithashtu është informuar se Real Madrid do të bëjë përsëri përpjekjet maksimale për të transferuar në Spanjë yllin e PSG, Kylian Mbappe dhe nëse diçka e tillë ndodh hapësirat për të zvogëlohen ndjeshëm.

Ndërkohë, nga Spanja raportojnë gjithashtu se në javët e fundit ka pasur edhe një ofertë nga Arabia Saudite në drejtim të francezit.

Skuadra e interesuar për shërbimet e kapitenit nuk është bërë me dije, por shifrat janë zbuluar dhe bëhet fjalë për një kontratë dy-vjeçare nga e cila Benzema do të përfitojë 120 milionë euro dhe diçka e tillë duket se po e tundon, nisur edhe nga fakti që sezoni tjetër në Spanjë do të ishte shumë ndryshe./SuperSport