Benzema i jashtëzakonshëm në 2023-in

Francezi ka kontribuar në 24 golat e Real Madrid, ndiqet nga Rashford

Karim Benzema ishte fenomenal në kalimin e Real Madrid në finalen e Kupës së Mbretit. Sulmuesi francez shënoi një hat-trick personal për tu konfirmuar si lojtari më rezultativ para portës në kampionatet kryesore të Europës. Pas mungesës në Katar, Benzema ka rilindur në vitin 2023. Shifrat e madrilenit janë të frikshme. Askush nuk ka marrë pjesë më shumë në golat e Real Madrid, duke shënuar 19 prej tyre dhe dhënë 5 asistime.

Një total prej 24 rrjetash, që e ngjit Benzema në krye të goleadorëve të kontinentit. Statistika stratosferike nga ana e francezit, që shënoi dy hat-trick radhazi, duke zhvlerësuar deri diku ato dëmtimet e shpeshta në muajt e fundit.

Një vazhdimësi të ngjashme e ka dhuruar edhe sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford. Anglezi ka marrë pjesë në 24 golat për “djajtë” në këtë periudhë të vitit, me 18 gola dhe 6 asistime. Formë të mirë ka treguar edhe lojtari tjetër i Realit, Vinicius, me 10 gola e 10 asistime, që ndodhet në vendin e dytë në podium. Shumë larg gjendet Robert Leëandoëski. Polaku ka pasur vështirësi që prej rikthimit nga Katari, duke shënuar 9 gola dhe dhënë 3 asistime.

Klan News