Benzema është shpallur lojtari i muajit

Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë për muajin mars te Real Madridi.

Sulmuesi francez po kalon në një formë fenomenale këtë sezon.

Në 27 paraqitje në La Liga gjatë këtij sezoni, ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Përveç në ligën spanjolle, lojtari ka treguar formë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve.

Benzema shënoi dy hatt-tricka ndaj Paris Saint Germain, në ndeshjen e dytë të fazës 1/16 dhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelsea.

Forma e mirë e tij ka bërë që ai të zgjidhet lojtari më i mirë i muajit mars.

Pasi mori çmimin, sulmuesi u pyet në lidhje me sekretin e lojës së mirë që ai po bën.

“Nuk kam asnjë sekret, gjithmonë punoj çdo ditë në stërvitje dhe përgatitem gjithmonë për ndeshjet:, tha Benzema, përcjell lajmi.net.

Francezi në total 37 ndeshje sa ka zhvilluar këtë sezon në të gjitha garat, ka shënuar 37 gola dhe ka 13 asistime.