Benzema është gati të rinovojë me Realin

Karim Benzema është gati të rinovojë me Realin e Madridit deri në vitin 2023.

Nëse nuk do të ndodhë ndonjë çudi e madhe, përpara fundit të sezonit sulmuesi francez do të hedhë firmën në kontratën e re.

Kontrata aktuale i skadon në vitin 2022, por Benzema është duke kaluar një moment të artë dhe klubi dëshiron që ta vlerësojë duke i ofruar një tjetër vit deri kur të jetë 35 vjeç.

Me rinovimin për një vit, “Galaktikët” i qëndrojnë besnikë politikës së tyre për të rinovuar me një vit futbollistët që janë 30-vjeçarë.