Ylli uruguaian, Edinson Cavani, aktualisht pa skuadër, ka zgjuar interesimin e skuadrës së Benfica.
Sipas raportimeve të ‘Record’, Benfica duan të nënshkruajnë me lojtarin sapo të hapet merkatoja, transmeton lajmi.net.
33 vjeçari do të kalonte te Benfica si transferim i lirë, por skuadra duhet të pajtohet për kushtet personale me të.
Cavani lidhet edhe me Atletico Madrid e Inter, por thuhet se skuadra portugeze mund të ofrojë kontratë të favorshme për sulmuesin.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Edi Cavani për sezonin e ardhshëm.