Lautaro do të anashkalojë Man City që të plotësojë ëndrrën për të kaluar te Barcelona

Ylli argjentinas, Lautaro Martinez, i cili aktualisht aktivizohet me Inter, është lojtari që po gëzon vëmendje të madhe para merkatos.

Lojtari lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona tash e sa kohë, por së fundmi në ekuacion është futur edhe Manchester City.

Sipas raportimeve të ‘AS’, sulmuesi i Inter është i gatshëm të refuzojë ofertat atraktive të Man City dhe të pres edhe një vit në mënyrë që të plotësojë ëndrrën për të kaluar te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Meqë klauzola e lojtarit (për t’u larguar për 111 milionë euro) ka skaduar, skuadrat duhet të negociojnë direkt me Inter për kartonin e tij.

Pikërisht ky fakt ka futur Manchester Cityn në garë për Lautaron. Mbetet të shihet se si do të ecin punët dhe ku do të luajë Lautaro sezonin tjetër.