Benfica kërkon shumë për Enzo Fernandez

Skuadra e Benficas kërkon shumë për mesfushorin Enzo Fernandez.
Futbollisti, që shkëlqeu këtë Kampionat Botëror me Argjentinën, transmeton lajmi.net.

Sipas “TycSports”, Benfica ka refuzuar tashmë një ofertë të parë prej gati 100 milionë euro të paraqitur në tavolinë nga Liverpool.

Për lojtarin interesohet edhe Real Madridi, në rast se dështon “pista” Jude Bellingham.

Mbetet të shihet nëse ndonjë klub do të jetë gati t’i “thyejë bankat” për ta marrë lojtarin.