Bellingham shpallet lojtari më i mirë i sezonit në La Liga – Yamal më i miri nga të rinjtë

Ka qenë një sezon debutues fantastik për Jude Bellingham me fanellën e Real Madridit, të cilit mund t’i vihet ‘qershia mbi tortë’ me trofeun e Ligës së Kampionëve këtë vikend, teksa do të ballafaqohet me ish-klubin e tij Borussia Dortmund në ‘Wembley’.

Sot (28 maj) u njoftua se Bellingham është fitues i çmimit si lojtari më i mirë i sezonit në La Liga, çmim të cilin e fitoi duke mposhtur garën e Iscos dhe Artem Dobvyk.

Në fakt ishe sezoni i dytë radhazi që 20-vjeçari fiton çmimin si lojtari më i mirë në ligën e tij respektive, pasi të njëjtën e ka bërë edhe në Bundesliga në sezonin 2022/2023.

 

Çmimi si lojtari më i mirë i ri i takoi Lamine Yamal, i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm për Barcelonën në moshën 16-vjeçare.

Në ndërkohë trajneri më i mirë i vitit ishte një garë mes dy kandidatëve: Carlo Ancelotti i Real Madridit dhe Michel i Gironas.

 

‘Los Blancos’ nuk arritën që të fitojnë dy çmime brenda natës, pasi Michel mori çmimin si trajneri më i mirë i sezonit, pasi udhëhoqi Gironan drejt vendit të tretë në tabelë dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.

La Liga e sezonit që lamë pas ishte e mbushur plot aksion dhe e njëjta pritet të ndodhë edhe sezonin tjetër, sidomos duke ditur se transferime të reja do të bëhen nga ekipet si Real Madridi dhe Barcelona./Telegrafi/