Bellingham do t’i refuzojë skuadrat angleze për të kaluar te Real Madrid

Jude Bellingham pritet të kalojë në La Liga.

Skuadra të shumta janë vënë pas mesfushorit anglez, Jude Bellingham, i cili aktualisht luan me Borussia Dortmund.

Katër skuadrat e mëdha angleze, City, United, Liverpool e Chelsea janë të interesuara për të.

Raportime të ‘Sky’ megjithatë citojnë media të ndryshme që thonë se lojtari është gati të anashkalojë emra si Man United, Man City, Chelsea e Liverpool, përcjell lajmi.net.

Thuhet se i riu anglez preferon një kalim në La Liga, ku do t’i bashkohej Real Madridit.

Bellingham do të jetë në shitje vetëm në verën e vitit 2023.

Deri atëherë, Borussia Dortmund nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë për yllin anglez.