Bellingham: Do të jem këtu sezonin e ardhshëm

Jude Bellingham ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Bellingham së fundmi ishte i lidhur me një largim të mundshëm nga Borussia Dortmund.

Ai po kalon në një formë mjaft të mirë në Bundesligë dhe kjo ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesimin drejt tij.

Në një intervistë për gazetën lokale të Dortmundit ai foli për shumë gjëra në mesin e tyre edhe për të ardhmen e tij.

“E vetmja e ardhme për të cilën mendoj është ndeshja e radhës për Dortmundin. Mezi pres me padurim sezonin e ardhshëm. Mezi pres që të fillojë më në fund. Por po, do të jem këtu sezonin e ardhshëm dhe do të jem gati”, ishin fjalët e anglezit.

Klubet si Real Madridi, Manchester United, City dhe Liverpool kanë shfaqur interesim për mesfushorin që i skadon kontrata me Dortmundin në vitin 2025.