Bellerin: Jam i gëzuar që nuk u ftova në Botëror

Futbollisti i Barcelonës, Hector Bellerin e ka dhënë një deklaratë të çuditshme, një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror.

Spanjolli deklaroi se është i lumtur pasi nuk është ftuar nga Spanja në botërorin e Katarit.

Këtë deklaratë, 27-vjeçari e arsyetoi me faktin se shumë njerëz e kanë humbur jetën për t’i ndërtuar stadiumet në Katar.

“Kur e di që 6.500 persona kanë humbur jetën duke i bërë gati 8 stadiume në Katar, mua nuk më shijon kjo garë. Nuk do të gëzohesha edhe po që se do e fitoja trofeun”, tha Bellerin.

Mbrojtësi ka zhvilluar katër paraqitje me Spanjën.