Bella Hadid elegante me stil të viteve ’50-ta në “New York Fashion Week”

Bella Hadid sjell plot elegacë me stil të viteve ’50 në një fustan të bardhë me të kuq, teksa parakaloi në sfilatën e “Rodarte” për “Javën e Modës në Nju Jork”.

Ajo u shfaq e veshur me ngjyrë rozë në shfaqjen e “Oscar de la Renta”, një ditë më parë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Bella Hadid dukej sikur do të udhëtonte përsëri në vitet 1950 teksa po sfilonte për  koleksionin vjeshtë/dimër të “Rodarte”, për Javën e Modës në Nju Jork.

Modelja 23-vjeçare dukej elegante me një fustan kuq dhe të bardhë ndërsa mbulonte fytyrën me një vello.

Fustani i bardhë i Bellës ishte i zbukuruar me pika të kuqe, ndërsa tregoi këmbët e tonifikuara.

Kjo veshje ka nxjerrë në pah figurën trupore të saj, ndërsa veshjen e kompletoi me një palë doreza të bardha rrjetë.