25-vjeçari nga Shtipi sulmohet me thikë në afërsi të Q.T. Mavrovasja

Një 25-vjeçar nga Shtipi është therur me thikë në afërsi të Q.T. Mavrovasja në Shkup.

Në SPB-Shkup dje rreth orës 13:16 është raportuar se E.A. (25) nga Shtipi është pranuar në në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” me lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një objekt i mprehtë.

Sipas deklaratës së 25-vjeçarit, ai  derisa po ecte me guran dhe vëllanë e tij  në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrovasja është sulmuar nga katër persona të panjohur.

Rasti  është raportuar në Prokurorinë Publike.