Belgjika rihapë shkollat

Autoritetet e Belgjikës kanë raportuar më pak se 50 vdekje në ditë nga Covid-19 , për dy ditë rresht, shifër kjo më e ulëta për gati dy muaj.

Një javë nga rihapja e të gjitha dyqaneve, sot (18 maj) shkollat fillore dhe të mesme do të fillojnë përsëri mësimin në objektet shkollore. Muzetë dhe kopshtet zoologjike do të rihapen, mirëpo pagesa mund të bëhet vetëm online.

Kjo javë do të shihet si një provë për Belgjikën, e cila ka nivel të lartë të vdekshmërisë nga sëmundja Covid-19, që e shkakton koronavirusi.

Deri më tani janë regjistruar rreth 9,000 vdekje.

Mjekët dhe infermierët në Belgjikë kanë protestuar gjatë fundjavës për pagat e ulëta dhe kushtet e tyre të punës.