Bekteshi viziton Kumanovën: Do të vazhdojmë me mbështetjen intensive të biznesit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka vizituar disa kompani në qytetin e Kumanovës me rrethinë që morën ndihmë të drejtpërdrejt shtetërore përmes masave dhe programeve të Ministrisë së Ekonomisë.

Bekteshi ka theksuar se Ministria e Ekonomisë përmes masave dhe programeve vetëm në vitin 2020 ka mbështetur më shumë se 70 kompani në Kumanovë dhe rajonin e Kumanovës me mbështetje financiare prej thuajse 700 mijë euro.

Gjithasht, ka bërë të ditur se edhe sivjet do të vazhdojë me mbështetjen intensive të biznesit, veçanërisht të zejtarëve dhe kompanive mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe të grave sipërmarrëse.