Bekteshi: Vetëm në Shkup janë dënuar 7 subjekte me nga 7 mijë euro

Vendimet e fundit të Qeverisë kanë ngritur në këmbë Inspektoratin Shtetëror të Tregut për të kontrolluar në terren se respektohen vendimet qeveritare, transmeton TV21.

Vetëm në Shkup, siç ka bërë të ditur Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi janë dënuar 7 subjekte me nga 7 mijë euro.

Ndërkohë ka kujtuar subjektet se Ligji për mbrojtje të konsumatorëve parasheh edhe mbyllje të subjekteve.

“Sapo kemi marrë raport nga ISHT, 7 subjekte juridike (vetëm në Shkup) sot janë dënuar me 7000 euro gjobë për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë. Ligji për Mbrojtjen e konsumatorëve parasheh edhe mbylljen e aktivitetit për praktika të pandershme në tregti që janë në dëm të qytetarëve/konsumatorëve”, njofton Bekteshi.