Aksident trafiku, tre të lënduar!

Tre persona u lënduan, prej të cilëve dy më rëndë në aksidentin që ndodhi pasdite në orën 17:10 në aksin rrugor rajonal Prilep-Krushevë në fshatin Konjari i Vogël të Prilepit.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin në Prilep.

Siç informon zëdhënësja e SPB-së Manastir, Sanja Stamatova, aksidenti ndodhi për shkak të ndeshjes direkte, tani për tani për arsye të panjohura, ndërmjet dy automjeteve “Golf” dhe “Alfa romeo” me targa të Prilepit, të cilat kanë qarkulluar në drejtim të kundërt.