Bekteshi: Mbështetja e turizmit, prioritet i Ministrisë së Ekonomisë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi sot për një masë tjetër për mbështetjen e turizmit, e cila u paralajmërua në pakon e tretë të masave të Qeverisë, nga programi Covid-19 në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

“Ministria e Ekonomisë i propozoi Qeverisë një Program me anë të të cilit do të subvencionohen ngjarje që do të organizohen në kapacitetet e kategorizuara të hotelierisë në vend. Masa parashikon të mbulojë 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 30,000 denarë për aplikant për shpenzimet e organizimit të trajnimeve, seminareve, konferencave kapacitetet turistike vendase nga të gjitha organizatat joqeveritare, shoqatat, ndërmarrjet dhe institucionet që planifikojnë të organizojnë ngjarje në suaza të aktivitetet e tyre”, theksoi ministri Bekteshi dhe ceku se qëllimi i kësaj mase është të ndihmojë hotelierët në këto momente, në mënyrë që të tejkalojnë më lehtë pasojat e krizës.