Bekteshi: Brenda javës 6000 denarët do të jenë në llogaritë e qytetarëve (VIDEO)

Qytetarët vauçerët që i takojnë pakës së katërt të masave anti Covid, do t’i marrin brenda kësaj jave. Kështu premton ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë prezantimit të punës 100 ditore të Ministrisë së Ekonomisë. Më tej edhe njëherë theksoi se afati i përdorimit të vauçerëve nuk do të jetë deri në 25 dhjetor siç fillimisht ishte menduar të jetë, por shfrytëzimi i tyre nuk do të ketë kufizim kohor.

 

“Ne jemi të bindur se gjatë kësaj jave të gjithë qytetarët që janë të atyre kategorive që u takon ndihma financiare do të mund ta marrin atë, kur të përfundojnë të gjitha procedurat e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe me bankat ku ata i kanë xhirollogaritë. Pra, nuk ka afate qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë ato kur ta kenë të nevojshme”.

Edhe pse pothuajse 6 milion euro kanë ngelur të pashfrytëzuara nga masat paraprake, Bekteshi deklaroi se është i kënaqur nga përdorimi i vauçerave, pasi siç tha ai, 400 milion denarë tashmë janë përdorur për turizm.

Agjencive turistike tha ai u kanë ndihmuar përmes vaucherave për turizëm, sepse ato kanë mundur të shfrytëzohen edhe përmes agjencive dhe atyre u janë lëshuar grante. Ndërsa shtoi se, ata gjithashtu kanë mundur të përdorin edhe ndihmë financiare për pagesën e pagave në vlerë të pagës minimale bruto.

Bekteshi në lidhje me zbatimin e masës për mbështetjen financiare të kompanive që investuan gjatë dhe në periudhën post covid, informoi se ajo masë ka mbështetur 400 kompani me 17.3 milionë euro ndihmë të drejtpërdrejtë shtetërore si pjesë e masave të Qeverisë për të trajtuar pasojat negative të pandemisë.