Bekim Sali: Oksana nga Ukraina në gjinekologjinë në Çair solli në jetë një vajzë

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka njoftuar se në gjinekologjinë në Çair, Oksana nga Ukraina ka sjellë një jetë një vajzë.
“Oksana nga Ukraina solli në jetë vajzë me peshë 3.890 kg dhe të gjatë 54 cm.
Nëna Oksana dhe e porsalindura janë në gjendje të mirë. Ekipi i gjinekologëve, pediatërve dhe infermierëve kujdesen për ta dhe ata janë në duar të sigurta.
Në bashkëbisedimin me Oksanën, ajo më njoftoi se është e kënaqur me shërbimin shëndetësor dhe se po ndihet mirë. I urova shëndet dhe çaste të lumtura në jetë”, ka shkruar Bekim Sali.