Status i z.Bekim Fazliu, lidhur me protestën e paralajmëruar të studentëve:
1. Por nuk kanë asnjë të drejtë të flasin në emër të tyre ata që erdhën në pushtet mbi gjakun e bijve të popullit dhe e keqpërdorën atë pushtet për biznese milionëshe për fëmijët, familjarët dhe ‘jaranat’ e tyre.
2. Nuk kanë asnjë të drejtë të flasin për studentët ata që i lanë pa ligj ushtarët e UÇK-së, që mbushën burgjet me shqiptarë të pafajshëm dhe që detyruan mijëra të rinj të marrin rrugët e kurbetit, sepse ua shkatërruan të ardhmen.
3. Nuk guxojnë ta përlyejnë protestën e studentëve ata që, për më shumë se 20 vite në pushtet, mburreshin me fuqi politike, kryeparlamentar, kryeministër, zëvendëskryeministër i parë, pesë ministra të Drejtësisë, e që, me po të njëjtin ligj dhe me po të njëjtat kushte, nuk ua mundësuan po atyre studentëve, që ta jepnin në gjuhën shqipe provimin e jurisprudencës.
4. Nuk mund të shiten si rojtarë të kauzës kombëtare ata që deri dje ishin pionierë të Open Ballkanit, fotografoheshin me Vuçiqin, Daçiqin e Lavrovin si në ekskursion miqësie, ata që ishin në “Klubin e Lumtur” me Gruevskin dhe që, për Mijallkovin, ndryshuan ligje me shpejtësi rekordi olimpik, vetëm që “pobratimi” të jetojë sot i lirë, i qetë dhe milioner. Për studentët? As që ju shkonte mendja!
5. Nuk guxojnë të nxjerrin zë ata që, sapo nuhatën humbjen e pushtetit, prodhuan mercenarë medio-analitikë me regji propagandistike, që vajtojnë ditë e natë nëpër studio televizive në Kosovë, Shqipëri e RMV.
Jo për të mbrojtur popullin, gjuhën apo flamurin, por për të mbrojtur oreksin e tyre të pafund për pushtet, para dhe kontroll.
6. Nuk mund të jenë pranë studentëve, e aq më pak të na shesin moral ata që i kthyen zyrat e institucioneve në fusha futbolli e mejhane ahengjesh partiake, ata që mendjen e kishin vetëm te qejfet e trendafilkave, e sot sillen sikur populli ka amnezi totale dhe e ka harruar çfarë ka parë e dëgjuar nga gojët e tyre.
7. Nuk mund të jenë me studentët ata që kazinotë dhe bastoret i mbollën si “investime” të zhvillimit “kombëtar” para fakulteteve dhe studentëve ua mbollën në kokë idenë se për të pasur një vend pune dhe perspektivë pas studimeve, ose duhet t’ua puthësh këmbët imoralëve politikë, ose duhet të mësosh të luash “rulet” e “jackpot”, ose të mbash valixhet gati për të ikur jashtë.
📌 Dhe sot ky soj hipokritësh kanë guximin të dalin sërish para studentëve. Po si, more, nuk ju skuqet pak ajo fytyrë? Atyre nuk ju intereson shqipja në provimin e jurisprudencës. Protesta e studentëve ju duhet vetëm për rikthim në karriget e ngrohta të pushtetit.
📌 POPULLI JU KA LEXUAR DHE JU NJEH MIRË. Për pushtet këtu në RMV jeni bërë “DELLÇEVISTË”, që me ankth prisni një telefonatë nga Mickoski. Kosovën e keni vetëm një ndalesë të rastësishme për duartrokitje patriotike, kur e shihni veten në zor. Hipokritë që kombëtarizmin e vishni vetëm kur shkoni në televizionet e Shqipërisë, ku derdhni edhe lot të kalkuluar për t’u paraqitur si të nëpërkëmbur, ndërsa në fakt vajtoni vetëm kolltuqet e humbura. Por harroni një gjë. NUK JU BESON MË KUSH!
📍 TË DASHUR STUDENTË, JUVE JU MJAFTON POPULLI.
📌 Mbajini larg këta hipokritë profesionistë që çdo protestë e shohin si ashensor për rikthim në pushtet, ndërsa ju vetëm si instrument.
Bekim Fazliu





