Bejta: Talat Xhaferi ndihmoi Taravarin për të më eliminuar në Gostivar (Video)

Nevzat Bejta është i bindur se garën për komunën e Gostivarit e ka humbur, pasi bashkëpartiaku i tij, Talat Xhaferi, e ka ndihmuar Arben Taravarin, në zgjedhjet lokale. Ai në emisionin 200 në Alsat, tha se marrëveshja e fshehtë kundër tij, mes BDI-së dhe ASH-së po del në sipërfaqe tani, kur Taravari po paralajmëron hyrjen në Qeveri.

“Unë në rrethin e parë kam fituar 1000 vota më tepër dhe pastaj ata për të më eliminuar i ndihmuan Taravarit. Një grup i funksionarëve të udhëhequr nga Talati, ata e kanë organizuar që të votojnë dhe ai fitoi me 400 vota, për të më eliminuar dhe të thonë se humbi Nevzati. Unë nuk kam humbur nga qytetarët, por nga njerëzit që nuk ia kanë dashur të mirën BDI-së dhe tani del në sipërfaqe në vitin 2023”, tha Bejta.