ShowBiz Bëhet virale një fotografi e Taynës, në të cilën shfaqet më ndryshe

Bëhet virale një fotografi e Taynës, në të cilën shfaqet më ndryshe

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe njëra prej repereve më të pëlqyera të momentit.

Fjala është për artisten nga Prizreni, Tayna, e cila po ashtu po vazhdon të jetë shumë aktive edhe me koncerte.

Së fundmi faqja “Vipat e Bllokut” ka shpërndarë një fotografi të këngëtares, e cila tani është bërë virale.

Tayna (Foto: Instagram)

Në foto duket të jetë Tayna, por ndryshe nga paraqitjet që jemi mësuar të shohim në Instagram e kuruar deri në detaje.

“Tayna ti je”, thuhet në përshkrim pasi është komentuar në masë të madhe ky imazh i 25-vjeçares ku shfaqet e djersitur dhe me një ‘look’ paksa të çuditshëm.

 

Megjithatë, nuk është përmendur se ku është realizuar fotografia mbase në një nga performancat nëpër koncerte.

E njëjta për këtë vit akoma nuk ka lansuar ndonjë këngë të re, edhe pse prej muajsh po punon për albumin e saj të ri.