Bëhet varrimi i nënoficerit të FSK-së, Besim Bajraktari (VIDEO)

Sot është bërë varrimi i nënoficerit të FSK-së, Besim Bajraktari, në fshatin Batllavë të Podujevës. Para varrimit të tij, është mbajtur edhe një ceremoni nderimi.

Zëvendës Komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, tha se ndajnë dhimbjen e përbashkët me familjen e të ndjerit.

“Puna e tij do të jetojë gjatë dhe do të sherbëjë si frymëzim për ne”, tha Cikaqi.

Kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi, i shprehu ngushëllime familjes për vdekjen e nënoficierit, duke thënë se nga ai do të mbajnë mend kujtimet e mira, dhe se puna e tij është e madhe dhe e pashlyeshme.

Edhe kryetari i OVL-së në Podujevë, Fahri Bala, shprehu ngushëllime familjarëve për vdekjen e Besim Bajraktarit.

Në ceremoninë e varrimit foli edhe vajza e të ndjerit, e cila tha se është e vështirë që të flas për humbjen e babait.

“Bab të humbëm pas një lufte të vështirë në një moshë të re ku ende si kishe arrit synimet e tua për vendin që e deshe”, u shpreh ajo.

“Bab të qoftë i lehët dheu i Kosovës që aq shumë e deshe”. /Klankosova.tv/