Befason Francis Ngannou: Jam i bindur që do ta rrëzoja Furyn

Kandidati i MMA, Francis Ngannou, e ka dhënë një deklaratë të guximshme në lidhje me Tyson Furyn.

Kamerunasi, në një intervistë, ka thënë se është i sigurt se do ta rrëzonte britanikun, nëse do ta kishte një përballje me të.

“Jam 100% i bindur se do ta rrëzoja Furyn në tokë. Nuk është e lehtë, por është e mundur”, theksoi ai.

Fury, mbrëmjen e së shtunës u rikonfirmua edhe një herë kampion bote për peshat e rënda, duke e mposhtur Dillian Whyte me “knock-out” në raundin e gjashtë.

Pas ndeshjes, “Gyspy King” la të kuptohej se do të tërhiqet nga boksi.

Një ndeshje ekzibicionale me Ngannoun mund të jetë krejtësisht e mundur.