Befasia që përloti Arta Nitajn në “Dance Albania”

Modelja kosovare, Arta Nitaj dje festoi ditëlindjen e saj.

Po në këtë ditë Arta kishe edhe performancën e saj të radhës në spektaklin “Dance Albania”.

Në këtë spektakël modelja me rastin e ditëlindjes një herë u surprizua nga mikja e saj artistja Dafina Zeqiri, e më pas nga nëna e saj.

Nëna e saj përzgjodhi fjalët emocionuese me rastin e ditëlindjes se vajzës me anë të një video-incizimi.

“Arta zemra e mamit që kur ke lindur ke qenë e destinuar për të qenë lezeti i familjes sonë, kripa, sheqeri, sot vazhdon po njësoj vetëm që unë ty të kam larg dhe mezi pres që të vish në shtëpi për të ma zbukuro jetën”, ishin këto fjalët që e bënë Artën plotë emocione.