“Bechtel dhe Enka”, Ivanova: Marrëveshja është e pa kompletuar

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit deklaron se nuk e kanë pranuar të kompletuar Marëveshjen e Qeverisë me “Bechtel dhe Enka” të cilin e kërkuan si pjesë e dokumentacionit për çështjen që ka hapur në lidhje me projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Kryetarja e këtij Komisoni, Biljana Ivanova thekson se gjithaçka që ka të bëjë me ligjet, licencat, akset dhe shpronësimin tani më po punohen nga ekipet e antikorrupsionit. Në bazë të nevojës do të kërkohen edhe artikujt shtesë të Marrëveshjes shtoi Ivanova.

“Nuk kemi pranuar Marrëveshje të plotë, bisedova me sekretarin gjeneral të Qeverisë, më raportoi se ajo është verzioni i marrëveshjes që është dorëzuar në Kuvend. Ne do të shofim sa çfar informata mund të mbledhim nga ajo marrëveshje, është e qartë se mungojnë artikujt dhe nuk edi se çfarë përmbajnë ato. Në çdo rast ne na vështirësohet puna, megjithatë ne sa mundemi do të japim nga vetja të mund ti pastrojmë të gjitha çështjet.”, tha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanova.

Sa i përket shpenzimeve për udhëtimin të fëmijëve të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Amerik dhe nëse ata kanë udhëtuar me shpenzime të Qeverisë, Ivanovska tha se kjo çështje është e rregulluar me Kodin etik, por nëse është nevoja do të ndërhyjnë.

“Nëse në delegacion kanë udëtuar fëmijët, duhet të paguaj vet. Ai tha se ka paguar, ndërsa unë kërkova ta dëshmojë atë. Do lë hapsirë të funskionojë Kodi etik gjëgjësisht zv.Kryeministra për qeverisje të mirë, nëse ajo nuk ndodhë në një afat të arsyeshëm atëherë do të kërkojmë edhe ne.”, tha Ivanova.

Zyrtarisht, fillimi i ndërtimit të Korridorit 8 u shënua në një ceremoni më 4 prill, ndërsa “gurthemeli” i Korridorit 10 D u vendos më 12 maj. Sipas njoftimeve, autostradat duhet të përfundojnë për 4 vjet e shtatë muaj, ndërsa projekti për ndërtimin e korridoreve do të kushtojë 1.3 miliardë euro.