Bebe Rexha zbulon titullin dhe datën e lansimit të këngës së re

Bebe Rexha tashmë njihet si njëra ndër artistet më të njohura shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ajo tash e disa kohë ka qenë duke paralajmëruar projektin e saj muzikor të radhës në mënyra të ndryshme.

Ditë më parë në Instastory ajo zgjodhi të zbulonte pjesë nga xhirimet e klipit të ri muzikor duke shoqëruar fotografinë me disa figura të kamerës.

Ndërsa disa minuta më parë ajo publikoi një Instastory ku tregoi datën e lansimit dhe titullin e projektit të ardhshëm muzikor.

“Sacrifice” quhet kënga e cila do të jetë në platforma dixhitale me 5 mars (e premte)./Lajmi.net/