Bebe Rexha u nominua për tre çmime dhe u ftua të performojë në ‘Billboard Music Awards 2023’

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë pjesë e eventit për ndarjen e çmimeve “Billboard Music Awards 2023”.

Këngëtarja është nominuar për tre kategori: Bashkëpunimi më i mirë”, “Top Billboard Global Song” dhe “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” me këngën “I’m Good (Blue)” në duet me David Guettan.

Përmes postimit të Billboard Music Awards në Instagram, u mësua se këngëtarja në këtë mbrëmje do të përformojë këngën “One in a milion”, shoqëruar nga DJ David Guetta.

Billboard Music Awards 2023 do të mbahet me 19 nëntor në “Arena Paradise” në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bebe Rexha këtë vit ka qenë e nominuar edhe për “Grammy” dhe “MTV Video Music Awards”.