Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, në vetëm pak ditë do të publikojë albumin e saj më të ri, “Bebe”.
Përkatësisht më datë 28 prill ajo ka njoftuar fansat e saj se albumi i tretë në karrierën e saj do të jetë gati me plot këngë të reja, disa prej të cilave veçse janë publikuar tashmë.
Njëra prej tyre është “Call On Me” të cilën ajo e lansoi së fundmi, e cila tashmë është bërë një hit mëvete në rrjetin social TikTok.
@beberexha 💜💜💜
Vet 33-vjeçarja përmes një videoje të publikuar së fundmi, mund të shihet duke vallëzuar nën ritmet e kësaj kënge, ndërsa duket mjaft atraktive.