Bebe Rexha shfaqet duke dëgjuar këngën e saj “Sacrifice” së bashku me të dashurin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha së fundmi ka lansuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Kënga e re titullohet “Sacrifice” dhe po pëlqehet nga publiku i gjerë , teksa po duket se edhe vetë artistja po e shijon atë.

Bebe së fundmi ka ndarë disa video ku shihet në veturë me të dashurin e saj derisa e dëgjojnë këngën e re të këngëtares.

Në fund të videos çifti po ashtu shfaqen duke ledhatuar njëri-tjetrin.