Bebe Rexha rrit temperaturat me fustanin e ngjitur pas trupit

Bebe Rexha njihet si njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare me famë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Ajo është aktive me projekte të reja muzikore ku edhe së fundmi ka lansuar në treg albumin e saj me titull “Better Mistakes”.

Ajo së fundi publikoi disa imazhe në profilin e Instagramit dhe siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo ndërsa dukej mahnitëse me një fustan me një dizajn mjaft interesant.

Fustani i ngjitur pas trupit i theksonte linjat trupore mjaft shumë Bebes, e cila i kishte kombinuar ngjyrat e fustanit mjaft bukur me aksesorët.

Ajo kishte zgjedhur një palë taka të larta ngjyrë portokalli dhe çantën ngjyrë të vjollce e cila i shkonte mjaft shumë me veshjen.