Bebe Rexha paralajmëron publikimin e këngës së re “Call On Me” të premten

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, do të sjellë këtë të premte këngën e saj më të re.

“Call On Me” do të mbajë titullin kjo këngë, e cila është pjesë e albumit të saj të ri “Bebe”, që do të publikohet i plotë më 28 prill.

33-vjeçarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ka paralajmëruar se kënga do të jetë gati këtë të premte.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja fitoi një çmim në një prej ceremonive më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në industrinë e muzikës.

Ajo u shpërblye me çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në ‘iHeart Radio Music Awards 2023’, për këngën e saj shumë të suksesshme me David Guettan, “I’m Good (Blue)”.

Bebe Rexha në ‘iHeartRadio Music Awards 2023’ (Foto: Kevin Mazur/Getty Images for iHeartRadio)

Kjo këngë ka qenë e nominuar edhe në “Grammy Awards 2023”, por fatkeqësisht u mund nga Beyonce në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Albumi i ri i Bebe Rexhës do të vijë dy vite pas publikimit të albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes” në vitin 2021.