Bebe Rexha: Është e çuditshme por më duket se qeni im e ndjenë se diçka nuk po shkon në botë

Sikur Bebe Rexha duket se edhe qeni i saj është i shqetësuar me gjendjen me të cilën po përballen e gjithë bota.

Këngëtarja gjatë këtyre ditëve të izolimit ka qëndruar aktive në rrjete sociale duke publikuar mesazhe ndërgjegjësimi lidhur me koronavirusin.

Ajo së fundmi ka hedhur një ‘tweet’ ku thotë se këtë moment të sikletshëm që ne po e kalojmë si shoqëri mendon se është duke e ndjerë edhe qeni i saj.

“Unë e di se kjo ndoshta do të tingëllojë e çmendur, por duket sikur qeni im ta di se ka diçka që po ndodh në botë. Zakonisht ajo fle me lodrat e saj dhe luan me top 24/7. Ajo nuk do të luajë top, ajo vetëm po fle dhe duket e dëshpëruar”, ka shkruar tutje këngëtarja.