DAP do të punojë nga ora 10 deri në orën 12 me palë në të gjitha sportelet, rekomandon shërbim elektronik

Drejtoria për të ardhura publike – DAP e kufizon kohën për pranimin e palëve nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në drejtorinë e përgjithshme, drejtoritë rajonale, sektorët dhe sportelet, me qëllim të eliminimit të çdo mundësie për përhapjen e koronavirusit.

DAP i këshillon qytetarët dhe tatim paguesit në vend që të vijnë personalisht në Drejtorinë për të ardhura publike, t’i shfrytëzojnë shërbimet elektronike e-Tatime, e-Tatimi personal, TVSH-ja Ime, kontaktcentar.ujp.gov.mk, si dhe të kontaktojnë me DAP përmes e-postës [email protected] dhe në numrat e telefonave 0800 33 000 (vetëm nga telefonat fiks) dhe 02 3253 200 (nga të gjithë operatorët).