Bebe Rexha dhe David Guetta me performancë të hatashme në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të Klubeve 2023

Të premten është mbajtur finalja e Kampionatit Botëror të Klubeve të FIFA-s për vitin 2023.

Eventi i cili është mbajtur në Arabinë Saudite, ku Manchester City është shpallur kampion, pasi mposhti në finale Fluminensen me rezultat të thellë 4-0.

Në finalen e këtij eventi të rëndësishëm sportiv, ka qenë e ftuar për të performuar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

 

Ajo ka interpretuar në ceremoninë hapëse të finales së këtij kampionati, e shoqëruar nga DJ i famshëm ndërkombëtar, David Guetta.

Dyshja i kanë vënë zjarr arenës së futbollit, duke interpretuar disa nga hitet e tyre më të njohur si “I’m Good (Blue)” dhe “One In A Million”.

Bebe Rexha gjithashtu interpretoi për publikun edhe himnin zyrtar të Kampionatit Botëror të Klubeve, të titulluar “Its On”.

Peformanca e dyshes para ndeshjes së Manxhester Cityt me Fluminensen është pritur me duartrokitje të zjarrta nga tifozët e sportit.